Vertex Securities ShaVertex Securities ShaVertex Securities Sha
E Hënë - E Premte
10:00 - 19:00
info@vertex-securities.com
Pallati 132, Sh: 3, Ap: 30
mbrapa BKT-së
Vertex Securities ShaVertex Securities ShaVertex Securities Sha

Kuadri Ligjor

Legjislacioni shqiptar ka përcaktuar prej vitit 2008 rregullat bazë për veprimtarinë e Shoqërive Komisionere që veprojnë në vendin tonë si dhe për llogari të operatorëve të huaj. Institucioni publik përgjegjës për rregullimin dhe mbikëqyrjen e këtij sistemi financiar është Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Ky institucion raporton në Kuvend për aktivitetin e tij dhe është institucion i pavarur.

Përkufizimi i ligjit nr. 9879, datë 21.02.2008 “Për Titujt” përcakton:

Titujt janë instrumente financiare, të cilat emetohen dhe tregtohen për sigurimin e fitimit, nëpërmjet administrimit të të drejtave, që rrjedhin nga zotërimi i tyre. Në termin “tituj” përfshihen pa kufizim aksionet, obligacionet e shoqërive tregtare dhe të pushtetit vendor, bonot e thesarit dhe obligacionet e emetuara nga shteti shqiptar, titujt e emetuar nga Banka e Shqipërisë, dëftesat tregtare, aksionet ose kuotat e fondeve të investimit, si dhe instrumente të tjera financiare, të krahasueshme me aksionet dhe obligacionet dhe që vlerësohen dhe miratohen si të tilla nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare“.